Gjermania: Do dërgojmë forca shtesë në Kosovë për shkak të përkeqësimit të sigurisë
Gjermania ka njoftuar dërgimin e trupave shtesë në Kosovë.
Përmes një njoftimi, “Bundeswheri” gjerman ka bërë të ditur se si rezultat i përkeqësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, Gjermania do ta rris numrin e forcave të saj që janë atje në kuadër të KFOR-it.
Sipas mediave të Kosovës, mësohet se ky kontingjent gjerman i këmbësorisë do të zbarkojë në pranverë.
“Bundesëheri ka një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it. Gjermania është shteti i parë që do të rris përkushtimin duke dërguar forca shtesë këmbësorie”, thuhet në njoftim e “Bundeswher”.
Nga 80 ushtarë gjermanë sa janë aktualisht në Kosovë në kuadër të KFOR-it, numri i tyre do të shkojë në 300 së bashku me stafin mbështetës.
Për këtë çështje ka folur edhe Gjenerali gjerman Bernd Schutt, i cili ka thënë se trupat shtesë gjermane do të zbarkojnë në Kosovë në pranverë.
“Në pranverë do të dërgojmë një kompani shtesë këmbësorie në veprim,” ka thënë gjenerallejtënant Schutt, raporton Express.
Duke dhënë detaje për forcat shtesë që do të vijnë në Kosovë, Schut ka thënë se ata do të bëjnë patrullime, detyra të sigurisë dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe de-përshkallëzim, në rast të trazirave dhe protestave.
“Portofoli i tyre i detyrave përfshin patrullimet, detyrat e sigurisë dhe, nëse është e nevojshme, de-përshkallëzimin gjatë protestave dhe trazirave,” shpjegoi gjenerallejtënant Schütt.
“Bundeswher” njofton gjithashtu se shtimi i trupave gjermane në Kosovë, në selinë e KFOR-it është pritur shumë mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve