“Ndihmë ushtarake Prishtinës”- Karabina për planin e Bashës: Kosova, obligim për PD
Zëdhënësja e Partisë Demokratike zyrtare, Mirela Karabina, ka komentuar deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha në konferencën e mbajtur këtë të premte, se ditën e hënë PD do të dorëzojë në Kuvend një amendament ku do të kërkojnë që 50 milionë euro nga buxheti i vitit 2024 të shkojnë për ndihmë ushtarake për Kosovën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Karabina tha se PD ka interes të veçantë jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për çështjen e Kosovës.
Ajo tha se deklaratat e kohëve të fundit nga liderët serbë kanë ngritur alarmin për cënimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe shtoi se PD e quan obligim që Shqipëria të jetë në këto kohë krahë Kosovës.
Pjesë nga biseda në studio:
Pyetje: Një deklarat e Bashës për 5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për Kosovën, pse?
Karabina: PD ka interes të veçantë jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për çështjen e Kosovës. Përgjatë javës që kaluam ka pasur një intensitet deklaratash dhe lëvizjesh që vënë në rrezik paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ndërkohë kemi edhe aleatët tanë që e kanë përvijuar edhe ata qëndrimet e tyre në mbështetje të stabilitetit të paqes në rajon. Kemi deklarata të liderëve serbë në lidhje me qëndrimet e tyre për zonën serbe.
PD e quan obligim që të jemi pranë Kosovës, sepse kjo ka të bëjë me sigurinë kombëtare të Shqipërisë e Kosovës. Besojmë se edhe pjesa tjetër do i bashkohet këtij hapi konkret. Basha e bëri të qartë që ne duhet të jemi edhe prodhues e eksportues të sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion