Gjermania gati të blejë 600 raketa “Patriot” nga SHBA me një çmim prej 5 miliardë €

16 Gusht 2024 | 14:14

Gjermania do të blejë 600 raketa Patriot me vlerë pesë miliardë dollarë nga SHBA, dhe ushtria gjermane do të marrë trajnime dhe pjesë këmbimi, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, thuhet se SHBA ka miratuar shitjen në Gjermani të qindra raketave interceptore të gjeneratës së fundit për përdorim në sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, raporton Politiko.

Theksohet se shitja do të mbështesë qëllimin e Gjermanisë për të përmirësuar mbrojtjen kombëtare si dhe ndërveprueshmërinë me forcat e SHBA-së dhe NATO-s.

Këtë vit, Gjermania porositi tetë sisteme Patriot për 2.4 miliardë dollarë. Si pjesë e ndihmës ushtarake për Ukrainën, qeveria gjermane dhuroi tre sisteme raketore Patriot.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026