Pengoi Policinë Bashkiake gjatë dezinsektimit, nën hetim Altin Goxhaj
Aktivisti Altin Goxhaj është nën hetim pasi ndaj tij është bërë një kallëzim penal nga një punonjës i policisë bashkiake Tiranë. Sipas punonjësit të policisë Goxhaj e ka penguar atë gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”.
Nga ana tjetër Altin Goxhaj pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. G.
Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi S. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi A. G.
Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit A. G., i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë