Gjermania i dërgon mesazh të qartë NATO-s: Mbrojtja ushtarake do rritet deri në 2028

7 Qershor 2025 | 15:25

Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë një afat prej tre vjetësh për të përfunduar blerjen e pajisjeve të nevojshme për të mbrojtur territorin e NATO-s nga një sulm të mundshëm rus.

Këtë ka deklaruar shefja e Zyrës për Prokurim Ushtarak të Gjermanisë, Annette Lehnigk-Emden, e cila ka theksuar se përgatitjet duhet të përfundojnë deri në vitin 2028.

Në një intervistë për gazetën Tagesspiegel, Lehnigk-Emden ka theksuar se “gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur shtetin dhe për të garantuar mbrojtjen efektive të territoreve të NATO-s duhet të blihet deri më 2028.” Ky deklaratë vjen pas rritjes së presionit që ka nisur pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të shtuar angazhimin e vendeve anëtare të NATO-s.

Gjenerali Carsten Breuer, shef i mbrojtjes në Gjermani, ka shprehur shqetësim për mundësinë e një sulmi të mundshëm rus ndaj shteteve baltike, anëtare të NATO-s, duke paralajmëruar se Rusia mund të jetë gati për të nisur një “sulm të shkallës së gjerë” deri në vitin 2029. Ai ka theksuar se forcat ruse janë grumbulluar me municione dhe tanke, duke u përgatitur për veprime të mundshme në këtë rajon.

Në këtë kontekst, Qeveria e re e kancelarit Friedrich Merz ka angazhuar qindra miliarda euro për të avancuar ushtrinë gjermane. Lehnigk-Emden ka theksuar se prioritet do të kenë pajisjet e rënda, përfshirë tanket kundërajrore dhe sistemet Skyranger. Kancelari Merz ka bërë të qartë se riarmatosja do të jetë një prioritet kryesor për koalicionin qeverisës, me qëllimin për të shndërruar ushtrinë gjermane në “ushtrinë konvencionale më të fuqishme në Evropë.”

Edhe gjatë qeverisjes së Olaf Scholzit, procesi i riarmatosjes kishte nisur pas pushtimit të Ukrainës, me një rritje të shpenzimeve për mbrojtje si pjesë e angazhimeve të Gjermanisë brenda NATO-s.

Për të përmbushur këto objektiva, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga 2% në 5% të PBB-së për të gjithë shtetet anëtare të NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

Shtetet e Gjirit po mbajnë barrën e hakmarrjes së Iranit, pse nuk kundërpërgjigjen?

Gjatë gjithë luftës së saj me SHBA-në, kundërsulmi i Iranit është drejtuar kryesisht ndaj vendeve arabe të pasura me naftë që kufizohen me Gjirin Persik. Irani ka...
09:40 | 21/07/2026

A rrezikon kryeministri izraelit të arrestohet në SHBA? Përgjigjet Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk përballet me asnjë rrezik arrestimi në territorin amerikan, pavarësisht urdhër-arrestit të...
09:30 | 21/07/2026