Gjermania jep pako të re ndihme për Ukrainën, në vlerë prej 1 miliard eurosh

10 Tetor 2023 | 20:00

Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në vlerë prej rreth 1 miliard eurosh. Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë shtoi se pakoja e ndihmës ushtarake përfshin pajisje për mbrojtje ajrore, armë dhe makina tokësore.

“Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me atë që ka nevojë në mënyrë më urgjente: me mbrojtje ajrore, municion dhe tanke”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Me këtë pako të re të ndihmës ne do të rrisim gatishmërinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase për muajt në vijim”.

Pistorius tha se në pakon e re përfshihen sisteme raketore Patriot, por edhe sisteme shtesë të llojit IRIS-T dhe tanket Gepard.

Gjermania po ashtu do t’i ofrojë Ukrainës makina ushtarake, por edhe pajisje të tjera të paspecifikuara në vlerë prej 20 milionë eurosh.

Që nga qershori, Ukraina që përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar ka nisur një kundërofensivë në jug dhe lindje. Megjithatë, kjo kundërofensivë është duke shkuar më ngadalë seç pritej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026