Trajtimi i shëndetit mendor/ Shkodër, vetëm një qendër mjekësore për të sëmurët

10 Tetor 2023 | 17:11

Nëse institucionet do të punojnë 364 ditët e vitit, 10 tetori do të ishte ditë feste. Në këtë mënyrë iu drejtua zinxhirit shëndetësor neuropsikiatri Gjon Preçi në ditën botërore të shëndetit mendor, teksa tha se situata në vendin tonë e veçanërisht në veri është problematike ku të sëmurët rriten në numër nga dita në ditë.

“Nëse shoqëria , institucionet dhe individët do të punonin ashtu si duhet 364 ditë të vitit, dita e fundit do të ishte ditë festive, që të festojmë rezultatet. Faktikisht kjo nuk është një ditë për të festuar, por një ditë për të sensibilizuar sepse problemet e shëndetit mendor në shoqëri janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Është gati 30% e popullsisë që vuan nga probleme të rëndësishme të sistemit nervor dhe të gjitha institucionet duke filluar nga ato shtetërore dhe ato mjekësore po punojnë çdo ditë që këto probleme të minimizohen”,tha Gjon Preçi, neuropsikiatër.

Preçi tha se qendra e shëndetit mendor, e vetmja në veri, çdo ditë pret 30-40 vizita ambulatore, shifër e cila përballohet me vështirësi. Krahas sëmundjes, shqetësim mbetet braktisja e të sëmurëve nga familjarët e tyre.

 “Realiteti është, nuk po them i zymtë, por problematik .Të sëmurët shtohen dita ditës, problemet për ta shtohen dita ditës sidomos braktisja. Braktisja nga familja është problemi kryesor. Dhe ta braktisë familja është pjesa thelbësore e mbështetjes së një individi. Sado organe të tjera të shërbimeve sociale, shërbime të tjera relevante të ofrojnë ndihmë këtyre rasteve nuk arrijnë të pësojmë dashurinë që jep familja as kujdesin e nevojave më bazike”,-tha Gjon Preçi, neuropsikiatër.

Preçi vuri theksin tek zonat rurale të cilat e kanë të vështirë aksesin pranë të vetmes qendër ndaj nevoja për një tjetër qendër është domosdoshmëri. Dita e shëndetit mendor u shoqërua me aktivitet sensibilizues ku në fokus ishin fëmijët me aftësi të veçanta të cilët sollën punimet e tyre në panairin e vendosur në sheshin përpara Bashkisë Shkodër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026