Debate te Siguria për Kosovën dhe gjendjen e ushtrisë shqiptare, përplasen deputetët
Sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës ka marrë vëmendjen e Komisionit të Sigurisë. Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar nga kryeministri Rama që të japë shpjegime mbi disa deklarata të dhëna prej tij mbi Kosovën ndërsa mazhoranca kërkoi nga opozitarët që pyetjet t’i drejtojnë në seancën e posaçme të 12 tetorit.
Çështja e Kosovës ka shkaktuar debate në komisionin e sigurisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka kërkuar nga kryeministri Rama sqarime mbi disa deklarata të dhëna prej tij për veriun e Kosovës. Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti tjetër Ervin Salianji.
“Kemi pasur disa deklarime të kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama të cilat janë deklarime që kanë implikime për Kosovën, implikime për Shqipërinë, por kanë implikime edhe për Bashkimin Europian”,-tha Ferdinand Xhaferaj, deputet i Partisë Demokratike.
“Ka ndodhur ngjarje atje, a ka ndonjë shqetësim ministri i mbrojtjes, a ka kapacitete ushtria shqiptare? A është e vërtetë që ushtria shqiptare nuk rekruton dot thuajse më shumë se gjysmën e kapaciteteve të nevojshme të personelit”,- tha Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike.
Kryetari i komisionit, Nasip Naço kërkoi nga opozitarët që pyetjet ndaj kryeministrit t’i drejtojë në parlament.
“Ditën e enjte e ke 6 orë kryeministrin në seancë, rezultën për Kosovën. Ça keni pyetje ju lutem organizohuni, bashkohuni mos e humbisni kohën kot dhe pyetjet që do i bëni kryeministrit dhe seanca të jetë efektive”, -tha Nasip Naço, kryetar i Komisionit të Sigurisë.
Të enjten, më 12 tetor kuvendi do të mbajë një seancë të posaçme për Kosovën, ku do të miratojë edhe një rezolutë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë