Gjermania kufizon çmimet e gazit për kompanitë dhe familjet
Qeveria gjermane ka rënë dakord në parim të vendosë një kufi të çmimit të gazit për rreth 25 mijë kompani të mëdha industriale nga 1 janari 2023,
Lajmi u bë me dije nga Ministria e Ekonomisë, pasi një komision ekspertësh prezantoi propozimet e tij në Berlin.
Ministria deklaroi se qeveria do të bëjë disa rregullime teknike në lidhje me propozimin fillestar të komisionit dhe se do të kufizojë çmimin e gazit në shtatë cent euro për kilovat orë për 70 për qind të konsumit të kompanive të regjistruara në vitin 2021.
Në mënyrë që kompanitë të ushtrojnë të drejtën e përdorimit të kësaj mase, komisioni përcaktoi disa kushte, duke përfshirë detyrimin për të ruajtur 90 për qind të vendeve të punës brenda një periudhe njëvjeçare dhe për të mirëmbajtur impiantet ekzistuese në Gjermani.
Komisioni propozoi gjithashtu që çmimi i gazit për familjet të kufizohet në 12 cent euro për kilovat-orë për 80 për qind të konsumit bazë të familjeve nga marsi 2023 deri të paktën në fund të prillit 2024.
Gjithashtu, ndihma e njëhershme për familjet në shumën e faturës njëmujore të gazit duhet të paguhet deri më 20 dhjetor të këtij viti, theksoi komisioni në raportin e tij prej 34 faqesh, shkruan KosovaPress.
LEXONI GJITHASHTU:
Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së