Gjermania miraton ligjin e emigracionit për të tërhequr punëtorë të kualifikuar

23 Qershor 2023 | 15:15

Parlamenti i Gjermanisë miratoi sot një ligj të ri për emigracionin, i krijuar për të tërhequr punëtorë të kualifikuar në vendin, i cili po vuan nga mungesa e fuqisë punëtore që po rëndon ekonominë.

Ligji u miratua me 388 vota “pro” – pro votuan SPD në pushtet, FDP liberale dhe të Gjelbërit, ndërsa 234 deputetë votuan “kundër” dhe 31 abstenuan, njoftoi Reuters.

Një bllok parlamentar konservator i përbërë nga opozita CDU dhe partia e saj motër bavareze, CSU votoi kundër projektligjit, duke argumentuar se do ta bënte më të lehtë hyrjen për punëtorët e pakualifikuar.

Partia e ekstremit të djathtë AfD ishte gjithashtu kundër saj.

Ligji përfshin një sistem të bazuar në pikë që ul barrierat për aplikantët për të ardhur në Gjermani sipas kualifikimeve të tyre profesionale, moshës dhe aftësive gjuhësore.

Në fillim të këtij viti, Shoqata e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK) njoftoi se më shumë se gjysma e kompanive gjermane po luftojnë për të plotësuar vendet vakante për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar.

Përqindja e kompanive që përballen me vështirësi në punësim është në nivelin më të lartë, konstatoi DIHK në një anketë me 22.000 kompani, nga të cilat 53 për qind raportuan mungesë të fuqisë punëtore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026