Gjermania nuk di të fitojë, organizatorët e Euro 2024 humbasin sërish

21 Qershor 2023 | 17:43

1 fitore në 5 ndeshjet e fundit miqësore, Gjermania është një formën më negative të saj prej kohësh. Panzerat pësuan një tjetër humbje mbrëmjen e së martës nga Kolumbia me rezultatin 0-2, ndërsa duket se nuk është gati për Europianin.

Me luksin për të qenë në fazë ne grupeve kjo për faktin se është vendi organizator, gjermanët kanë kohë mjaftueshëm për të ndërtuar një skuadër kompetitive, por duket se kjo nuk po ndodh.

Trajneri Hansi Flick e nisi aventurën e tij në vitin 2021 me 8 fitore radhazi, por tani skuadra po kalon një krizë të plotë. Mediat gjermane kanë nisur menjëherë kritikat, ndërsa disa prej tyre shtrojnë pyetjen, a është ky trajneri i duhur?

58-vjecari që vinte me petkun e kampionit, duke fituar tripleten me Bayernin e Mynihut beson se në shtator skuadra do të ketë një tjetër fytyrë.

Në anën tjetër, analistët e futbollit mendojnë se koha nuk i premton asgjë Flick, ndërsa kërkojnë shkarkimin e tij. Në ditët në vijim nuk përjashtohen ndryshimet në krye të pankinës së panzerave, të cilët kanë mundur të fitojnë vetëm ndaj Perusë, ndërsa mposhtur nga Belgjika, Ukraina, Polonia dhe Kolumbia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026