Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

19 Qershor 2021 | 21:51

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën.

Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të beftë nga Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golin e 12-të personal në pesë kampionate evropiane që ka marrë pjesë – rekord.

Megjithatë Gjermania, e cila po luante më mirë, reagoi shpejt duke gjetur përmbysjen 2-1 me dy autogola të Portugalisë – Ruben Dias dhe Raphael Guerrero.

Në pjesën e dytë shënoi Kai Havertz, i cili u bë golshënuesi më i ri në moshë për Gjermaninë në kompeticionet madhore – 20 vjeç e 8 ditë, më i ri se Muller 20 vjeç e 300 ditë në botërorin 2010.

Pas Havertz, në minutën e 60-të shënoi edhe Robin Gosens – ky u shpall lojtari i ndeshjes, – ndërsa me një gol tjetër, 7-të minuta më vonë Diogo Jota dha idenë se Portugalia mund të shpresonte për një barazim. Por fati nuk ishte me ta dhe sidomos me Renato Sanches, që goditi edhe shtyllën.

Me këtë fitore Gjermania hyn sërish në lojë për t’u kualifikuar. Atyre u mjafton një rezultat pozitiv me Hungarinë. Por kjo e fundit mori një barazim të beftë me Francën dhe është gjithashtu në lojë për t’u kualifikuar. Prandaj kundër tyre mund të jetë një ndeshje për të mos u nënvlerësuar.

Ngjashëm në pozita të vështira është edhe Portugalia që duhet medoemos të marrë rezultat pozitiv me Francën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021