Gjermania prezanton projekligjin për emigracionin, fokus punëtorët nga Ballkani

29 Mars 2023 | 20:15

Gjermania ka prezantuar draft-reformat për emigracion dhe promovimin e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është një përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për t’i dhënë fund mungesës së fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës.

“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është një nga detyrat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë për dekadat e ardhshme”, tha ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil.

Sipas ministrisë, numri i vendeve të lira të punës në vitin 2022 ishte në një nivel rekord prej afër 2 milionë.

Një nga reformat është një ligj i ri për emigracionin, i cili synon që t’i adresojë pengesat kryesore për emigrantët në Gjermani, veçanërisht për ata që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

“Me këtë nismë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit”, shkroi në Twitter ministri i Financave, Christian Lindner, pasi kabineti miratoi reformat. “Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar është i mirëpritur”.

Projektligji, të cilin e ka parë Reuters, thotë se reforma mund të rrisë numrin e punëtorëve nga vendet jashtë BE-së në 60.000 njerëz në vit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026