Gjermania pro idesë së një misioni paqeruajtës në Ukrainë

4 Dhjetor 2024 | 17:16

Gjermania është shprehur e hapur ndaj opsionit për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë, nëse mes Kievit dhe Moskës arrihet një akord për paqen. Deklarata u bë nga Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Paralelisht me deklaratën, një incident ka ndodhur në detin Baltik, mes një helikopteri të ushtrisë gjermane dhe një anijeje ushtarake ruse.

“Pala gjermane do të mbështesë çdo gjë që i shërben paqes në të ardhmen”, deklaroi Baerbock, në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Raportimet se mijëra ushtarë koreano-veriorë po luftojnë në Ukrainë në mbështetje të Rusisë kanë rikthyer debatin nëse vendet evropiane duhet të dërgojnë trupa në vendin e rrënuar nga lufta në rast se arrihet një marrëveshje për paqen.

Në fundjavë, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas tha se nuk e përjashtonte një opsion të tillë, edhe pse shtoi se çdo vendim varet nga aprovimi i Kievit.

Vetë qeveria gjermane deri më sot u ka rezistuar thirrjeve për të dërguar trupa, por i ka ofruar Kievit mbështetje financiare dhe ushtarake mbrojtëse. Gjatë një vizite surprizë në Ukrainë ditën e hënë, kancelari Olaf Scholz njoftoi një ndihmë prej 650 milionë eurosh.

Ndërkohë, gjatë deklaratës në Bruksel, ministrja Baerbock foli edhe për një incident të ndodhur në detin Baltik, mes një helikopteri të ushtrisë gjermane dhe një anijeje ushtarake ruse.

Sipas ministres, ekuipazhi i anijes përdori rreze sinjalizimi ndaj helikopterit, i cili po kryente një mision mbikëqyrës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Libanit, Youssef Raggi, ka thënë se qëllimi i forcave të armatosura të vendit është “të zgjerojnë gradualisht autoritetin e tyre mbi...
10:18 | 16/07/2026

Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shprehu, në një bisedë me homologun e tij amerikan Pete Hegseth,  “vendosmërinë” e Izraelit për të ruajtur forcat që...
10:12 | 16/07/2026

Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë

Një ndërprerje e gjerë në sistemin e pagesave me karta krediti ka shkaktuar probleme në mbarë Japoninë, duke penguar mijëra qytetarë të kryejnë pagesa dhe...
10:03 | 16/07/2026