Gjermania redukton konsumin e energjisë, pritet dimër i vështirë
Lufta në Ukrainë duket se nuk e ka një fund, por ajo po godet familjet në Gjermani. Në Këln, autoritetet dhe qytetarët kanë nisur të reduktojnë konsumimin e energjisë.
Në një bllok apartamentesh, përgjegjësi ka nisur të ulë gradët e boilerit.
Mesazhin për reduktimin e energjisë po e marrin edhe banorët, por shumë prej tyre nuk janë të kënaqur me qeverinë.
” Unë mendoj se qeveria jonë e ka bërë shtetin shumë të varur nga vende të ndryshme dhe ky është problemi i madh me të cilin po përballemi. Ne jemi të varur prej tyre dhe tani duhet të paguajmë për atë që ka bërë qeveria jonë”, thotë Paul Wieland, banor në Këln.
Diku tjetër në qytet, menaxherët e pishinave kanë vendosur të ndalojnë ngrohjen e ujit.
“Më pëlqen uji i ftohtë, jam e lumtur, por e di se shumë njerëzve nuk do t’u pëlqejë”, u shpreh një banor.
Dërgesat e gazit në Gjermani nga Rusia kanë rënë në ditët e fundit. Autoritetet kanë frikë se mund të vijojnë të reduktohen edhe në muajt në vijim.
“Problemi aktual është pasiguria e madhe se çfarë do të ndodhë më pas. Ne jemi shumë të varur nga furnizimi me energji dhe vendimet politike të marra në Moskë. Kjo është një situatë që nuk e kemi parë kurrë më parë”, theksoi Thorsten Zimmermann nga Dhoma e Tregtisë së Këlnit.
Midis reduktimit të furnizimeve me gaz dhe kostove të larta të energjisë, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane pritet të përballen me një dimër të vështirë.
LEXONI GJITHASHTU
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)