Gjermania rrit masat e sigurisë për Kampionatin Evropian të Futbollit

5 Qershor 2024 | 11:37

Gjermania po rrit masat e sigurisë në përgatitje për Kampionatin Evropian të Futbollit, duke adresuar një gamë të gjerë kërcënimesh, përfshirë terrorizmin, huliganizmin dhe sigurinë kibernetike.

Në një konferencë për shtyp dhjetë ditë para fillimit zyrtar të kompeticionit, Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, tha se vendi po përgatitet për të gjitha rreziqet e mundshme. Ajo theksoi se bashkëpunimi po ecën shumë mirë në nivel federal dhe shtetëror. Siguria është prioritet kryesor për Gjermaninë ndërsa përgatiten për të pritur Euro 2024.

Ajo theksoi se policia do të ketë një prani të shtuar në vendet ku do të ketë një numër të madh njerëzish. Një qendër e përkohshme policore është ngritur në North Rhine-Westphalia, ku ndodhen katër nga dhjetë stadiumet që do të presin ndeshjet.

“Nuk mund të garantojmë 100% siguri, por mund të përgatitemi sa më shumë të jetë e mundur” tha guvernatori i North Rhine-Westphalia.

Lajmi erdhi një ditë pas vdekjes së një polici në një aktivitet të Pax Europa, një organizatë që informon publikun për rreziqet e përhapjes dhe ndikimit në rritje të Islamit politik.

LEXO GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026