Gjermania shton forcat policore në kufirin me Poloninë
Gjermania ka shtuar forcat e sigurisë në kufirin me Poloninë për të trajtuar një fluks të emigrantëve nga Bjellorusia.
Qindra forca të policisë gjermane janë dërguar shtesë në kufirin mes Polonisë dhe Gjermanisë, derisa Berlini zyrtar thotë se është i gatshëm që të dërgojë edhe më shumë përforcime.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer i tha mediave vendore gjermane se 800 policë janë dërguar në kufi.
“Nëse është e nevojshme, unë jam gati ta urdhëroj përforcime tjera”, tha ai.
Përmes Polonisë dhe Bjellorusisë, në Gjermani kanë hyrë 6.162 emigrantë të paligjshëm gjatë këtij viti.
Autoritetet gjermane thonë se shumica e migrantëve pa dokumente janë nga Iraku, Siria, Jemeni dhe Irani.
Polonia ka propozuar ndërtimin e një muri prej 410 milionë dollarësh në kufirin e saj me Bjellorusinë për të ndalur hyrjen e emigrantëve.
Gjermania nuk ka deklaruar plane për mbylljen e kufirit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania