Gjermania shtron kontrollet kufitare, Polonia dhe Austria: Cenojnë zonën Schengen
Vendet fqinje të Gjermanisë janë shprehur kritike ndaj vendimit të saj për të kryer kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë të vendit.
Lëvizja, që zbatohet prej kohësh në disa pika kufitare, synon të frenojë emigracionin e paligjshëm. Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se vendimi ishte i papranueshëm, pasi çon në pezullimin e zonës Schengen në shkallë të gjerë.
“Ne do të kërkojmë, së bashku me vende të tjera që preken nga kjo nismë e Berlinit, një konsultim urgjent në Komisionin Evropian për këtë çështje,” –shprehet kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.
Edhe ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner deklaroi se vendimi i Gjermanisë ishte ilegal dhe se Vjena nuk do të pranojë emigrantë që refuzohen nga Berlini.
Megjithatë, ai tha gjithashtu se ishte i kënaqur që Gjermania po i jepte zgjidhje atij që e quajti “problemin madhor” të Evropës.
“Është e papranueshme, pavarësisht aktiviteteve ilegale. Jetojmë në një shtet kushtetues dhe nëse Gjermania bën këtë, atëherë kjo është e paligjshme. Për pasojë ne nuk do të pranojmë askënd që refuzohet. Kjo është rrugë me një drejtim,” shprehet Gerhard Karner, ministër i Brendshëm i Austrisë.
Kontrollet e përkohshme në të gjithë kufijtë e Gjermanisë shkaktuan debate të ashpra nëse refugjatët mund të ktheheshin. Diskutime për politikat mbi azilin dhe emigracionin po dominojnë skenën politike gjermane.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë