Gjermania thërret ambasadorin rus pas dëbimit të gazetarëve

28 Nëntor 2024 | 21:03

Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë ndërsa e akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me trajtimin e mediave ruse në Gjermani.

Rusia tha një ditë më parë se do të dëbonte një gazetar dhe një kameraman të kanalit televiziv gjerman ARD si një përgjigje simetrike ndaj veprimit gjerman lidhur me dëbimin e dy gazetarëve të rrjetit rus “Channel One”. Berlini mohoi të kishte dhënë urdhër për dëbimin e gazetarëve rus.

“Dëbimi i ekipit të gazetarëve të rrjetit ARD nga Rusia është i papranueshëm dhe justifikimi është thjesht i gabuar dhe gënjeshtër. E dënojmë këtë veprim në termat më të ashpra dhe për këtë arsye kemi thirrur ambasadorin”, tha Annalena Baerbock, Ministre e Jashtme e Gjermanisë.

Kryediplomatja gjermane tha se vendi i saj e ka përjetuar betejën propagandistike që nga fillimi i luftës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026