Gjest i madh nga Chelsea, dhurohen mijëra euro për familjet e Jotës dhe Silvës
Një gjest i jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha fisnik është ai i lojtarëve të Chelseat, të cilët kanë vendosur që një pjesë të parave të fituara në Kupën e Botës për Klube t’i dhurojnë për familjet e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin automobilistik.
Një nismë kjo nga Blutë, e cila është vlerësuar gjerësisht, ndërsa sipas asaj që mediat në ishull raportojnë, bëhet fjalë se secila prej familjeve do të përfitojë 430 mijë euro.
Një gjest human i cili gjeti mbështetjen e çdo futbollisti, por natyrisht thuhet se indicja ishte Pedro Neto, shoku i ngushtë i Diogo Jotës, me të cilin ka luajtur te Wolves, por edhe në kombëtaren luzitane.
Më tej, thirrja e tij u respektua nga i gjithë klubi, që solidarizohet kështu për ngjarjen tragjike.
Blutë e Londrës morën një bonus për fitimin e Botërorit rreth 14 milionë euro, pa llogaritur këtu shpërblimet për çdo raund të kompeticionit, ku në total përllogaritet afro 200 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit