Gjetja e trupave të tragjedisë në Shkodër, Mbrojtja Civile: Moment i dhimbshëm

7 Maj 2024 | 14:40

Ka përfunduar operacioni i kërkimit për 39-vjeçaren Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj që u mbytën në ujërat e lumit Buna.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, njofton mbylljen e oporecionit dhe gjetjen e të katërt trupave të viktimave.

AKMC shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave në këtë moment tepër të dhimbshëm.

“Sot, pas tre ditësh përfundoi operacioni i kërkimit të shtetasve që u mbytën në lumin Buna.

Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 mjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësinë e Sigurisë Publike, DVP Shkodër, dhe DRKM, si dhe banorë të njësisë administrative Dajç.

Drejtori i qendrës së Mbrojtjes Rajonale për Veriun, Z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke kordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”.

Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të ndjera për familjen dhe të afërmit”, thuhet në njoftimin e AKMC.

Gjykata e Shkodrës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e babait, Erdgys Arrazi, si i dyshuar se është bërë shtysë për aktin e vetëflijimit të bashkëshortes bashkë me fëmijët. Problemet në çift dyshohet se lindën si pasojë e një lidhjeje jashtëmartosore të 31-vjeçarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026