“Gjiknuri debatoi me Ramën pasi u la në listë të hapur”, analisti tregon prapaskenat
I ftuar në Euronews Albania, analisti Mentor Kikia foli për listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.
Duke u ndalur tek lista e PS-së së Vlorës, ai komentoi lënien në listën e hapur të Damian Gjiknurit dhe aludoi se Gjiknuri dhe Rama kanë pasur një debat para publikimit të listave, kur Gjiknuri ka mësuar se do të jetë në listën e hapur.
“Damian Gjiknuri, një nga protagonistët e PS-së, është në listën e hapur, pa asnjë siguri nëse mund të marrë mandatin. Gjiknuri thuhet se ka pasur një debat me Kryeministrin Rama në vigjilje të publikimit të listës, edhe pse e mohoi këtë fakt. Megjithatë, fakti që është aty tregon se ka pasur diçka. Socialistët, megjithatë, nuk janë rebeluar si opozitarët,” tha Kikia.
Po ashtu, analisti Kikia paralajmëroi për mundësinë e një veprimi nga deputeti Erion Braçe, ku sipas tij, pas një statusi të Braçes, dyshohen se mund të ketë diçka dhe se nuk ishte i sigurt nëse Braçe do të vazhdonte betejën për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur.
“Por pashe dhe një postim të Erion Braçes që linte për të dyshuar dhe nënkuptonte që edhe ai mund të ndjekë një rrugë tjetër tashmë, pasi mesa duket nuk ka ndërmend të luftojë në betejë për të marrë mandatin. Por ishte një paralajmërim shumë diplomatik dhe tha se do të vazhdojë të jetë kontributor në këtë fushatë,” tha Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia