Gjiknuri: I kemi ofruar opozitës hapjen e kutive në rast kontestimesh të rezultatit
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri pranoi për mediat mbrëmjen e së shtunës se palët nuk kishin gjetur dakordësi për sa i përket çështjes së përfshirjes së teknologjisë në procesin e zgjedhjeve. Ai këmbënguli se socialistët mbeten të hapur për të gjetur konsensus por vetëm sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Përballë deklaratave të opozitës se të gjitha propozimet e saj ishin refuzuar, Gjiknuri iu shmang pyetjeve nëse mazhoranca do ta kalojë e vetme reformën nëse edhe nesër nuk arrihet dakordësia, por theksoi se këtë garanci ajo vazhdon ta ketë.
Deputeti socialist këmbënguli se opozita ka dalë nga kuadri i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it teksa zbuloi se çështja e sistemit është rënë dakord të trajtohet në fazën e dytë të reformës zgjedhore, çka nënkupton pas miratimit të saj me ndryshime që do të kërkohen në ligje.
“Kemi ofruar hapjen e kutive pas çdo kontestimi të mundshëm pas shpalljes së rezultatit për çdo parti, mundësi të cilën na e mohuan në vitin 2009” – tregoi Gjiknuri, teksa zbuloi se është pranuar vendosja e kamerave në çdo qendër votimi, por që implementimi i teknologjisë për aspekte të tjera kërkon që të bëhen hap-pas-hapi.
I dërguari i socialistëve në Këshillin Politik pretendoi se opozita kërkon që të mbahet administrimi aktual i procesit zgjedhor pavarësisht se ajo e ka akuzuar vazhdimisht për mekanizëm manipulimi.
Mbledhja e së shtunës në tryezën zgjedhore zgjati më shumë se 4 orë, por pavarësisht thirrjeve të deputetes Rudina Hajdari, ajo u ndal edhe pse pa arritur dakordësi.
Lexoni gjithashtu:
Nuk ka dakordësi në Këshillin Politik, opozita akuzon mazhorancën se refuzoi të gjitha propozimet
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta