Gjiknuri: ODIHR-i s’jep opinione abstrakte, opozita të vinte me draft apo komente për propozimet tona
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri këmbënguli sërish se opozita duhet të sillte propozime, ose të bënte komente për propozimet e PS-së përpara se të kërkonte ekspertizë nga OSBE/ODIHR-i rreth amendamenteve të paraqitura nga socialistët për hapje të listave zgjedhore, prag kombëtar 3 për qind dhe riformatim të koalicioneve.
Në emisionin Ilva Now ai madje ngriti pretendimin se opozita kishte abzuar përmes kërkesave për ekspertizë dhe rekomandime nga OSBE/ODIHR-i duke përfituar shumë edhe në marrëveshjen e 5 qershorit.
“ODIHR nuk jep opinione abstrakte, PD-ja duhet të vijë me draft alternativ, duhet të bëjë komente për draftin tonë, kundër-propozime dhe nëse kemi mos-dakordësime atëherë mund të hynte teorikisht ODIHR-i dhe të jepte opinione, megjithëse ne jemi sjellë keq me ODIHR-in gjatë periudhës së parë të reformës pasi marrëveshja e 5 qershorit reflektoi vetëm interesa politike të opozitës dhe aspak rekomandime të ODIHR-it dhe ky është realiteti,” – tha Gjiknuri, i cili këmbënguli se ndryshimet kushtetuese nuk kanë ndaluar koalicionet.
Në intervistën me gazetaren Ilva Tare Gjiknuri tregoi se nga shumica socialiste nuk kishte pasur më parë diskutime me opozitën për propozimet që do të bënin, por theksoi se këta të fundit bojkotuan punimet në Këshillin Politik dhe nuk lanë vend për mundësi të tillë.
Lexoni gjithashtu:
Propozimi i PS për listat zgjedhore, Damian Gjiknuri: Ky është një eksperiment i madh social
Gjiknuri: Koalicionet parazgjedhore formulë për taktika, asnjë vend evropian s’i ka
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht