Gjiknuri: Opozita nuk ka propozuar asgjë për ndryshimin e sistemit
Në tryezën e Këshillit Politik nuk është paraqitur asnjë propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa palët nuk kanë gjetur ende konsensus të plotë për çështjen e administrimit, teknologjisë dhe ankimimit të procesit.
Kështu u shpreh përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri pasi doli nga takimi i radhës për reformën zgjedhore.
Gjiknuri i tha mediave se në Këshill opozita nuk ka paraqitur asnjë propozim konkret për sistemin, ndryshime për të cilin, ai tha se mazhoranca do të shprehej e fundit.
Deputeti socialist zbuloi se palët janë dakord për përdorimin e teknologjisë, por që mazhoranca këmbëngul që identifikimi elektronik i votuesve të implementohet pjesë-pjesë dhe të mos e kushtëzojë procesin, pasi në vende të ndryshme mund të rezultojë i pa-aplikueshëm.
Në mbledhjen e sotme opozita paraqiti si propozim që rolin e Kolegjit Zgjedhor ta marrë përsipër Gjykata Kushtetuese, por Gjiknuri tha se ky propozim duhej parë me vëmendje pasi Kushtetuta e ka të deklaruar qartë se cili është roli i kësaj gjykate.
I pyetur rreth ndasive që kanë palët për administrimin e zgjedhjeve, Gjiknuri tha se nuk e kuptonte se përse PD-ja këmbëngul në mbajtjen e formës aktuale ku palët politike kanë rol më të madh.
“Ata duan një qingj dhe ujqër atje, të cilët do të marrin vendime” tha me ironi deputeti socialist teksa lavdëroi propozimin e mazhorancës si më adaptin.
“Të biem dakord të kemi skemë rekrutimi të hapur nga kushdo që ka diplomë arsimi apo në vit të fundit bachelor të ketë të drejtë të aplikojë për komisioner, i cili të përzgjidhet në mënyrë rastësore dhe vendimmarrja të jetë nga zyrtarë jopolitikë, ndërsa partitë të kenë përfaqësues që të mund të vëzhgojnë, nuk arrij ta kuptoj pse e kundërshton PD-ja, e cila e akuzon vetë skemën aktuale si të politizuar dhe korruptuar, do ishte më e ndershme të thonin që jemi për skemën aktuale,” – tha Gjiknuri teksa shtoi se për sa i përket KQZ-së, nuk ka pasur asnjë propozim konkret.
Përfaqësuesi i PS-së shprehu garancinë për të vijuar më tej diskutimet për reformën deri në gjetjen e një konsensusi.
Lexoni gjithashtu:
Kume: Çështja e administrimit zgjedhor patatja e nxehtë e reformës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta