Gjirokastër| Aksion kundër lojërave të fatit e trafikut të drogës, disa të arrestuar
Gjykata e Gjirokastrës ka miratuar masat e sigurisë për 10 persona për disa vepra penale, përfshirë “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Përkrahje e autorit të veprës penale” dhe “Moskallëzim krimi”.
Nisur nga hetimet, më 1 mars 2025, Gjykata e Gjirokastrës miratoi masat e sigurimit për 10 shtetas, si dhe kontrolle në një subjekt lokal.
Ndërkohë që këtë të martë, u ekzekutuan masat e sigurimit personal, duke përfshirë:
“Arrest me burg” për shtetasit me iniciale B.H., M.A., E.S.
“Arrest në shtëpi” për shtetasit me iniciale I.A., G.K.
“Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasit me iniciale D.H., DH.L
Po ashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale B.H., D.H., dhe E.P.
Vijojnë hetimet teksa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
Nënshkruhet memorandumi me KAYO-Fincantieri, Rama: 500 vende të reja pune
Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 14:08 Nënshkruhet memorandumi me KAYO-Fincantieri, Rama: 500 vende të reja pune
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)
- 13:52 Arrestimi i disa personave, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë
- 13:48 Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
- 13:35 Përshkallëzohet tensioni para Parlamentit, policia arreston disa persona, mes të cilëve Dritan Goxhajn (VIDEO)
- 13:34 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus