Gjirokastër, aktivitete në 89-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare

28 Janar 2025 | 16:58

Në kuadër të 89-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, Muzeu “Kadare” në Gjirokastër ka hapur dyert për vizitorët vendas dhe të huaj.

Ky muze, që mbart pasuri të madhe letrare, është një kujtim i vazhdueshëm i veprës së Kadare, ku qyteti i Gjirokastrës është shpesh i pranishëm si motiv i shkrimeve të tij.

Bruno Pjetri, një nga ciceronët e muzeut, theksoi se ky vit është ndryshe, pasi shkrimtari nuk është më mes nesh, por ka lënë një trashëgimi të pasur për brezat që vijnë.

Ai shtoi se për gjirokastritët është një detyrim të lexojnë veprat e Kadaresë, si dhe për ta promovuar më tej në botë.

“Ky 28 janar është ndryshe nga të tjerët sepse shkrimtari nuk është më mes nesh, por ai ka lënë pas një trashëgimi të madhe letrare ku ne të gjithë duhet ta ndjejmë si obligim, sidomos ne gjirokastritët, si detyrim të lexojmë veprën e Ismail Kadaresë,” shprehet Pjetri.

Ndërkohë, turistët që vizitojnë qytetin shpesh e njohin Gjirokastrën përmes veprave të Kadaresë, të cilat përshkruajnë me detaje historinë dhe traditat e kësaj zone.

“Këtu vijnë turistë që thonë e kemi njohur Gjirokastrën nëpërmjet Ismail Kadaresë sepse ai i ka dhënë shumë këtij qyteti ku në pjesën më të madhe të veprave përmendet Gjirokastra. Vepra të tilla si “Kronikë në gur”, “Princesha Argjiro” dhe “Darka e gabuar” janë udhërrëfyes të mrekullueshëm për ata që duan të zbulojnë thellësinë e historisë dhe kulturës gjirokastrite”, thotë Pjetri.

Muzeu “Kadare” ka tërhequr gjithsej rreth 10 mijë turistë në vitin 2024, duke konfirmuar se vepra e Kadaresë vazhdon të mbetet një pikë kyçe e vizitave dhe promovimit të Gjirokastrës, një qytet i njohur për arkitekturën e tij të veçantë dhe lidhjet me letërsinë botërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026