Gjirokastër, përkujtohet 118-vjetori i luftës së Mashkullorës dhe Çetës patriotike të Çerçiz Topullit

21 Mars 2026 | 19:43

Në Gjirokastër është përkujtuar 118-vjetori i betejës së Mashkullorës. Në 18 mars të vitit 1908 në ketë fshat çeta patriotike e Çerçiz Topulli zhvilloi një prej beteja që do të linte gjurmë në historinë e vendit tonë në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Në nderim të kësaj ngjarje në fshatin Mashkullorë është zhvilluar një aktivitet ku të pranishmit nderuan aktin atdhetar të Çerçiz Topullit dhe patriotëve të tjerë.

“Beteja e Mashkullorës e 18 marsit  të vitit 1908 është një ngjarje që është kthyer në festë tradicionale  dhe kjo çetë e krijuar në fillim të viteve 1906  është një çetë që dallon nga çetat e tjera  të Jugut  siç ka qenë çeta e Sali Butkës, Spiro Ballkamenit,  apo edhe çeta të tjera sepse ka disa aktivitete të saj”, thekson Zabit Ahmeti, banor i Mashkullorës.

“Për të kujtuar këtë luftë  heroike, të lavdishme  të kësaj çete që nderoi fshatin tonë , nderuan veten, nderuan kombin, kundër një ushtrie shumë të madhe osmane përballë 7 vetave  që ishin pjestarët e çetës,ne e kujtojmë dhe do ta kujtojmë përherë”, tha Myrteza Haska, banor i Mashkullorës gjithashtu.

Përgjatë këtyre 118 viteve Lufta e Mashkullorës dhe figura e patriotit Çerçiz Topulli kanë qenë në qendër të shumë studimeve historik dhe krijimeve  artistike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026