Gjirokastra u vizitua nga 50% më shumë turistë më shumë se në 2023
Viti që po mbyllim rriti me 50% numrin e turistëve në Qarkun e Gjirokastrës krahasuar me vitin 2022. Tashmë numërohen rreth 300 mijë turistë, pjesa më e madhe të huaj të cilët përgjatë vitit 2023 vizituan vlerat natyrore, objektet historike, trashëgimisë kulturore dhe monumentet e kulturës në Qarkun e Gjirokastrës.
“Viti 2023 ka qenë viti më i mirë historik për Qarkun e Gjirokastrës pas në të gjitha shifrat statistikore që ne disponojmë si drejtori rajonale ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve, kemi patur një rritje rreth 50% në rang vjetor krahasuar me vitin 2022, gjithashtu rol të rëndësishëm në këtë rritje ka patur edhe organizimi i disa aktiviteteve shumë të rëndësishme si Festivali Folklorik Kombëtar i cili për nga madhështia dhe për nga organizimi ishte në mënyrën më të mirë të mundshme, në të gjitha objektet që ne administrojmë por edhe në bashkëpunim me pushtetin lokal si bashkia Gjirokastër, Libohovë, Dropull, etj., kemi një numër të rritur dhe të konsiderueshëm krahasuar me 2022”,-tha Ardis Duka, drejtor i drejtorisë së trashëgimisë kulturore në Gjirokastër
Ndër pikat më të vizituara kanë qenë kalaja e Gjirokastrës, monumenti që ka numrin më të lartë të turistëve në rang vendi për të vazhduar me zonat turistike të Tepelenës, Përmetit, Parkun Kombëtar të Vjosës.
“Kemi dy site arkeologjike mjaft të rëndësishme siç është siti arkeologjik i Antigonesë dhe Adrianopolit, të cilat kanë patur një vizitueshmëri më të lartë, shumë më të lartë krahasuar me vitin paraardhës, gjithashtu kemi kishën e Labovës së Kryqit, e cila po ashtu është një nga objektet më të vizituara, të gjitha objekte e kultit pothuajse janë të vizituara Teqeja e Melanit, në Përmet, kemi akuadoktin e Ali Pashës dhe disa objekte të tjera kalaja e Tepelenës, në Përmet po ashtu kemi disa objekte kulti mjaft të rëndësishme, të cilat, nga ana e vizitorëve kanë mjaft interes”,-tha Ardis Duka, drejtor i drejtorisë së trashëgimisë kulturore në Gjirokastër
Strukturat e trashëgimisë kulturore në Qarkun e Gjirokastrës synojnë që edhe përgjatë 2024 të regjistrohet një numër më i lartë turistësh duke sjellë edhe më shumë të ardhura për banorët dhe ekonominë lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij