Gjithë Europa është objektiv i agresionit rus, thotë Zelenski
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha gjatë një fjalimi të shtunën në mbrëmje se agresioni rus nuk është i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe se e gjithë Evropa është një objektiv, raporton BBC.
Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.
Ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë.
Zelenski tha se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbulloheshin në lindje të vendit.
“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë, njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Zelenski.
Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se presidenti Zelenski dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk do të takohen derisa Rusia të mposhtet në Lindje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës