GJKKO burg për shefat e “Rrugores” në Tiranë, Zeka dhe Novaku mohojnë akuzat
Gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi, ka shpallur masën e arrestit me burg për Roven Zekën dhe Sokol Novakun, të dyshuar për përfshirje në korrupsion.
Roven Zeka, Shefi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, dhe Sokol Novaku, Shefi i Hetimit të Aksidenteve, kanë mohuar çdo lidhje me ngjarjen dhe kanë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me veprat penale për të cilat akuzohen nga SPAK.
Mësohet se Roven Zeka është shprehur para GJKKO se ai është një oficer karriere në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa oficerit Sokol Novaku nuk i janë pranuar argumentet për një masë më të butë sigurie për shkak të rrethanave familjare.
Dy shefat e rrugores kanë deklaruar se ata kanë zbatuar procedurën standarde duke referuar materialet në prokurori për drejtuesen e aksidentit.
Ata kanë mohuar dijeninë apo përfshirjen e tyre në veprimet dhe mosveprimet e oficerit Edison Tabaku.
Në urdhrin e ndalimit të lëshuar nga prokurorja Elida Kaçkini, evidentohej se të tre punonjësit e policisë janë transferuar në Tiranë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, ku kanë shërbyer më parë.
Ata akuzohen për korrupsion, pasi dyshohet se pas një aksidenti me të plagosur në Tiranë, është ndërhyrë te efektivët me anë të pagimit të shumave monetare për të mos arrestuar një shofere.
Në të njëjtën kohë, një ditë më parë, GJKKO dha masën e arrestit në burg edhe për oficerin e policisë gjyqësore, Edison Tabaku, i akuzuar gjithashtu për përfshirje në këtë çështje penale.
Gjykata ka vendosur që të mbajë masën e sigurimit personal ndaj të akuzuarve, duke vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe përfundimin e procesit gjyqësor.
LEXONI GJITHASHTU:
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen