GJKKO e lë në burg, Lulzim Berisha para gjykatës: Nuk e njoh dëshmitarin Luftar Reçi

20 Mars 2025 | 10:31

Lulzim Berisha, i ekstraduar të martën nga Spanja, doli këtë të enjte para GJKKO për t’u marrë në pyetje dhe verifikuar masa e arrestit me burg caktuar për të në mungesë prej vitit 2020, në kuadër të operacionit “Asgjë Nuk Harrohet”.

Seanca nisi në orën 9:00 me dyer të mbyllura, ndërsa GJKKO vendosi lënien në fuqi të masës së arrestit me burg. SPAK e akuzon Lulzim Berishën për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005, ndërsa për vrasjen e Vajdin Lames, Prokuroria e Posaçme u tërhoq nga akuzat ndaj ish-kreut të bandës së Durrësit.

Lulzim Berisha foli vetë para gjykatës ku deklaroi se nuk e njeh dëshmitarin Luftar Reçi dhe sipas ti jse ka takuar asnjëherë.

“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt me Luftar Reçin apo një telefonatë me të, se un kam qen në Turqi, më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, do të bjerë edhe kjo”, tha Lulzim Berisha para GJKKO.

Pas seancës, foli për mediat avokati i tij, Detar Hysi, i cili tha se dëshmitari Luftar Reçi është një mitoman permanent që mashtron institucionet e drejtësisë.

Sipas tij, SPAK duhet të heqë dorë nga përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë që nuk janë të besuar, pasi po cenohet rëndë siguria kombëtare.

“I ashtuquajturi bashkëpunëtor i drejtësisë, Luftar Reçi, një mitoman permanent që nga dita kur është futur në sistemin e burgjeve, e deri më sot vazhdon të bëjë kërkesa dhe të krijojë artificiale, duke mashtruar institucionet shtetërore. Përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje ndërgjegjes profesionale të prokurorëve të SPAK, duke theksuar se përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara apo për statistika në media cënon rëndë sigurinë kombëtare, sigurinë e jetës dhe sigurinë e pronës. Duhet të hiqet dorë nga ky standard ekstra-ligjor. Prokurori duhet të përkushtohet përgjegjësisë dhe pavarësisë në ushtrimin e detyrës,” tha avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi, i cili nuk iu përgjigj pyetjeve nga mediat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026