GJKKO kalon për gjykim dosjen “Metamorfoza”

8 Nëntor 2024 | 10:43

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Metamorfoza,” ku akuzohen 7 persona për kryerjen e disa veprave të rënda penale.

Pëllumb Gjoka, Behar Bajroviç, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita u dërguan për gjykim në seancën e kësaj të premteje.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja kaloi për gjykim pa debat nga palët.

Pjesa më e madhe e të akuzuarve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do të shqyrtohet në seancën e radhës.

Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kundërshtuar në të gjitha seancat marrjen si provë të komunikimeve në platformën Sky ECC, për të cilën i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë këtë çështje më 19 nëntor, në orën 10:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026