GJKKO kalon për gjykim dosjen për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

17 Mars 2021 | 16:46

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur të kalojë për gjykim, dosjen ndaj Redian Rrajës dhe Ariol Halilajt.

Ata akuzohen për atentatin e kryer ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shokut të tij Aleksandër Laho dhe Andi Malokut. Ky i fundit punonte si shofer i prokurorit Ndoja, ndërsa për shkak të plagëve të marra humbi jetën një javë më vonë në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja u regjistrua më 1 nëntor të 2019 në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Personat e mësipërm, të cilët akuzohen për ngjarjen dyshohet se qëlluan më armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Ndaj tyre rëndojnë pesë vepra penale si; vrasja e funksionarëve publikë, vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbajtja e armëve pa leje, vjedhje dhe për grup të strukturuar kriminal.

Lexoni gjithashtu:

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit, ndalohet një nga autorët e dyshuar

SPAK kërkon shtyrjen me tre muaj të hetimeve për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK mbyll hetimet paraprake

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026