GJKKO ndan “çështjen Dako”, disa nga të akuzuarit i kalojnë Gjykatës së Durrësit
Gjykata e Posaçme shpalli moskompetencën për Ferzilet Hajdërin, Adnand Toçin, Diana Dedjan, Bashkim Salillarin dhe Hanza Rekën, të cilët kërkuan gjykim të zakonshëm dhe ndarjen e çështjes nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi kalimin e dosjes në ngarkim të këtyre personave në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Sakaq në Gjykatën e Posaçme mbetën ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste. Një rast ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vjet më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019, dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitorje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milion lekësh.
Dako u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve. Pas pak ditësh pritet të jepet pretenca për ish-kryebashkiakun e Durrësit nga SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit