GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
28 Prill 2026 | 12:40

GJKKO ka shpallur të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv Roven Zekën, ish-shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, pasi nuk u provua se ka kryer veprën penale.

Me këtë vendim, gjykata ka vendosur edhe heqjen e masës së “arrestit të shtëpisë” ndaj tij.

Ish-shefi i hetimit të aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku, është dënuar me 3 vite burg ndërsa me gjykim të shkurtuar, dënimi i është ulur në 2 vite dhe i është pezulluar, duke u vendosur në shërbim prove.

Ndërkohë, oficeri Edison Tabaku është dënuar me 3 vite burg, por në gjykim të shkurtuar dënimi i është ulur në 2 vite dhe është vendosur gjithashtu në shërbim prove.

Edhe për të pandehurin Bledi Belba, i dyshuar dhe i akuzuar si i përfshirë në skemën e korrupsionit, dënimi me 1 vit e 6 muaj burg është pezulluar dhe është konvertuar në shërbim prove.

Ergest Vrioni është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, ndërsa në gjykim të shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit. Dënimi është konvertuar në shërbim prove për 2 vite.

Roven Zeka, ish-shefi i Policisë Rrugore në Tiranë, i emëruar në këtë detyrë rreth dhjetorit 2024, u arrestua më 19 prill 2025 me urdhër të SPAK.

Sipas akuzave të ngritura nga SPAK, Zeka dyshohej se së bashku me dy zyrtarët e tjerë të policisë Novaku dhe Tabaku të kishin marrë ryshfet nga një grua e përfshirë në një aksident, me qëllim që çështja të mos referohej në prokurori ose të manipuloheshin provat dhe hetimi i aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026