Gjoba për gjyqin me Becchettin, PD padit në SPAK Ramën dhe sekretarin e përgjithshëm Engjëll Agaçi
PD kallëzon në SPAK kryeministrin Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi pas humbjes në gjyqin në Arbitrazh me biznesmenin italian, Françesko Becchetti. Kryeministri Rama shprehet i sigurt se buxheti i shtetit nuk do paguajë asnjë lek për këtë çështje
Partia Demokratike ka depozituar në Prokurinë e Posçme SPAK një padi ndaj kryeministrit Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso pas dorëzimit të padisë në SPAK, deklaroi se ata që i kanë shkaktuar dëm qëllimisht shqiptarëve, do të duhet të përgjigjen përpara drejtësisë.
“Çështja e 110 milion eurove të humbura në gjyqin me Becchettin për interesin e Edi Ramës nuk mund të kalojë vetëm me deklarata politike apo me zemërimin e ligjshëm të qytetarëve. Kush u ka shkaktuar dëm shqiptarëve duhet të përgjigjën përpara drejtësisë. Sot dorëzuam në SPAK kallëzimin kundër Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit dhe Erion Veliajt”, u shpreh z. Kaso.
Ndërkohë kryeministri Rama është shprehur i sigurt se këto para nuk do të merren asnjëherë nga biznesmeni italian. Nga Tepelena, ku ishte për një takim elektoral, Rama u tha se beteja kundër Becchettit vazhdon dhe nuk do të lejohet që ai t’i fusë duart në xhepat e shqiptarëve. Kreu i qeverisë nuk dha detaje se si do kundërshtohet vendimi i arbitrazhit, por përmendi dënimin që Becchetti ka nga organet e drejtësisë shqiptare.
“Dy njerëzit më të gëzuar për një gjyq që ne e humbëm pasi kemi fituar 3 të tjerë, ishin Ilir Meta dhe Sali Berisha. Lufta kundër atij marifetçiun të paskrupullt vazhdon, ai është një i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk kemi për ta lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëve”, u shpreh z. Rama.
Arbitrazhi ndërkombëtar ka vendosur që Shqipëria duhet t’i paguaj biznesmenit italian, Francisko Becchetti një gjobë prej 110 milionë eurosh.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta