‘Gjobë’ 4 mijë euro pronarit të mobilerisë, arrestohet 23-vjeçari në Elbasan
Një 23-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ka kanosur pronarin e një mobilerie për dhënien e 4 mijë eurove.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se kanosja e pronarit të mobilerisë është bërë nga 23-vjeçari, në bashkëpunim me një 55 vjeçar, i arrestuar 5 ditë më parë.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan-Vijon operacioni policor i koduar “Mobilieri”, i zhvilluar 5 ditë më parë, nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.
Kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
23-vjeçari dyshohet ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua 5 ditë më parë, teksa merrte shumën e parave në mobilierinë e 50-vjeçarit.
Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Mobilieri”, i zhvilluar 5 ditë më parë, pasi ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua teksa merrte shumën e parave, në mobilierinë e 50-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme