“Gjobë kush hiqet si farmacist”, Toma: Masë qesharak, rrezikojnë jetën e qytetarëve
Gjobë për këdo që shërben në farmaci dhe nuk ka arsimin përkatës. Kjo është masa ndëshkuese e përcaktuar në ligjin për barnat dhe farmaceutikën, që konsiderohet qesharake nga specialistët.
Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma argumenton se në raste të tilla ligji duhet të jetë i ashpër pasi është në lojë jeta e qytetarëve.
“Ligji nuk vendos barriera të atilla që të mos guxojë njeri që nuk është farmacist të shkojë pas banakut, ligji nuk e garanton sepse ka masa qesharake. Ndëshkueshmëria për të tilla raste nuk duhet të jetë me gjoba karshi subjekteve. Situata të tilla shumë të mprehta rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thotë Diana Toma, presidente e Urdhrit të Farmacistëve.
Por nuk është ky problem që konstatohet tek ligji i barnave, i ndryshuar në dhjetor të vitit 2022. Sipas Tomës, ky ligj nxit konkurrencën e pandershme.
“Në 2009 u propagandua heqja e kritereve për hapjen e farmacive si rritje e aksesit. Ajo që u propagandua si rritje e aksesit na çoi në grumbullime pranë ambulancave, pranë spitaleve dhe nuk solli shtrirje të rrjetit farmaceutik. Duke pasur një grumbullim ato rregullat në fillim në mënyrë të padukshme dhe tani, jo në mënyrë të padukshme, por pa kokëçarje fare u thyen. Këto thyerje çojnë në cenim të etikës drejtpërdrejtë, bëjnë pacientët viktima dhe vënë në kufijtë e mbijetesës profesionistët”, u shpreh Toma.
Farmacistët referojnë se ndërhyrjet në ligjin e barnave dhe farmaceutikës nuk kanë zgjidhur asnjë problematikë me të cilën haset tregu vendas. Po ashtu, ligji nuk është përafruar me direktivat e Bashkimit Europian, duke bërë që shërbimi të shkojë i cunguar tek pacienti.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet