Gjuha e urrejtjes në media/ AMA pret Forumin e BRAF, Krasniqi: Kemi bërë përparim

19 Shtator 2025 | 17:03

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka qenë pritësi dhe organizatori i Forumit të 12-të të Rrjetit të Rregullatorëve të Vendeve të Detit të Zi, BRAF.

Përgjatë dy ditëve, përfaqësues nga 9 vende anëtare të BRAF kanë diskutuar mbi gjuhën e urrejtjes në transmetimet audiovizive dhe platformat online.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, theksoi rëndësinë e luftës kundër gjuhës së urrejtjes në të gjitha format e saj, si dhe vlerën e forumeve të tilla për shkëmbimin e eksperiencave më të mira mes vendeve.

“Sfidat me të cilat përballet ky sektor janë globale, pavarësisht përvijimeve lokale”, deklaroi ajo. “Ndaj e gjykoj shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe ndërveprimin e përhershëm dhe të vazhdueshëm mes rregullatorëve. ctë jashtëzakonshëm në rregullimin e tregut mediatik audioviziv, dhe ndërkohë që ne vazhdojmë të integrojmë median audiovizive digjitale në sistemet tona rregullatore, arritja e ekuilibrit të duhur midis lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes nga fenomene si gjuha e urrejtjes mbetet ende një sfidë”, u shpreh Krasniqi.

Në panelet e diskutimit të Forumit të 12-të të BRAF, përfaqësuesit e rregullatorëve të Azerbajxhanit, Turqisë, Greqisë dhe Gjeorgjisë diskutuan për trajtimin e rasteve konkrete, eksperiencat e secilit vend pjesëmarrës, zgjidhjet ligjore dhe qasjet institucionale.

Ndërkohë, përfaqësuesit e rregullatorëve të Armenisë, Bullgarisë, Moldavisë dhe Serbisë u përqendruan në çështje të ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut, si dhe në perspektivën ndërkombëtare mbi rregullimin e përmbajtjeve online.

Lufta kundër gjuhës së urrejtjes është një objektiv i përhershëm i punës së AMA-s. Përveç ndryshimeve ligjore të kryera, po punohet për transpozimin e akteve të tjera të rëndësishme europiane, siç janë Akti i Lirisë së Medias (EMFA) dhe Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA).

Prioritet mbeten ankesat e publikut, monitorimi dhe analiza e përmbajtjeve audiovizive, si dhe edukimi mediatik i publikut, si një investim i rëndësishëm në krijimin e një audience të mirëorientuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026