Gjuha fyese në Kuvend, Ballauri: S’kemi zgjedhur njerëzit e duhur për përfaqësim
Drejtoresha e grupit shqiptar të drejtave të njeriut Elsa Ballauri, u shpreh se nuk kemi zgjedhur njerëzit e duhur për të përfaqësuar shoqërinë shqiptare në Kuvendin e Shqipërisë.
Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, teksa foli për gjuhen fyese që përdorin deputetët gjatë seancave plenare.
“Nuk është një gjë e re. Kemi qenë gjithnjë në intensitet të dëgjimit të shumë debateve jo të duhura. Ne asnjëherë nuk jemi përpjekur të zgjedhim njerëzit e duhur që të përfaqësojnë popullin denjësisht.
Por nga ana tjetër kemi një problem shumë të madh historik kulturor, ku ne nuk i kushtojmë rëndësi faktit që elitat duhet të japin shembullin e seriozitetit dhe të përzgjedhjes. Pas pasur modelin e elitës, nuk transmetohet ajo që ne kërkojmë ta ndërtojmë, një kulturë etike dhe një bashkëpunim njerëzor. Njerëzit që përfaqësojnë shoqërinë shqiptare duhet të jenë ata modele morale”- u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta