Gjuha shqipe futet si lëndë në Havard, meritë e studentes shqiptare

7 Prill 2023 | 14:29

Universiteti i Havardit në semestrin e ri ka futur edhe mësimin e gjuhës shqipe. Revista Harvard Magazine shkruan se ka qenë një nxënëse, prindërit e të cilës janë më origjinë nga Mali i Zi, që u bë shkak për futjen e programit të shqipes në një nga universitet më prestigjizo. Edona Cosoviç, e rritur në SHBA, mësoi të fliste shqip në shtëpi teksa komunikonte me familjen. Por mungesa e kanaleve shqipe në shtetin e huaj, do të sillte vështirësi për nxënësen e vitit të dytë.

“Ne jemi në shkollë gjithë ditën, shikojmë TV në anglisht, gjithçka është në anglisht, dhe ata gjithashtu po përpiqen të mësojnë gjuhën angleze sepse ata punojnë këtu dhe po përpiqen gjithashtu të bëjnë para, kështu që ne e humbasim gjuhën shumë, shumë shpejt, brenda një brezi”, është shprehur Cosoviç.

Në Mars 2022, ajo pyeti për mundësinë e krijimit të një kursi.

Gjuha shqipe ka një trashëgimi të gjatë mësimore në Shtetet e Bashkuara. E nxitur nga valët e hershme të emigrantëve shqiptarë. Universiteti Kolumbia e mësoi atë me ndërprerje nga viti 1932 deri në vitet 1960. E konsideruar gjerësisht ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, shqipja mësohet vetëm në disa institucione të zgjedhura amerikane, duke përfshirë Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin DePaul dhe Kolegjin Mercy në Dobbs Ferry, Nju Jork.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026