“Portali i fermerit”, Rama: Produkt i revolucionit digjital, do ndihmojë informimin

7 Prill 2023 | 14:31

Kryeministri Rama ka prezantuar sot Portalin e Fermeriti i cili sipas kryeministrit do u mundësojë fermerëve informacion në kohë reale për tregjet, çmimet, analizat ushqimore, skemat aktive të mbështetjes dhe instrumentat e financimit.

“Ky portal do bëhet si një shok që do ju thojë në vesh gjënë  e duhur për prodhimin tregtimin dhe sigurinë e produkteve ushqimore në Shqipëri”, -tha kryeministri Rama duke shtuar se tashmë fermerët do mund të informohen për çmimet e produkteve ushqimore, pa dalë ende nga shtëpia.

“Të gjithë ata që do përdorin portalin e fermerit do ia shohin hajrin këtij portali sepse do fitojnë pavarësi nga të gjitha dezinformimet. Do fitojnë pavarësi për të pasur një bazë  të dhënash në kohë reale të gjithë zhvillimit rural , për të përfituar nga ajo bazë të  dhënash. Kur ne bëmë aplikimin e parë digjital, kishte shumë nga ata që thoshin që ishte gabim, pasi fermerët nuk do dinin ta përdornin teknologjinë, rezultati ishte se pati më shumë aplikime. Dhe më tepër aplikime pati nga ata që janë më larg në zonat rurale pasi për ata është ndonjëherë mënyra e vetme, pasi nuk mund të shkojnë lehtë nëpër zyra.

Ju i keni parë fermerët që hedhin mollë, qershi apo ku di unë në rrugë. Të gjithë mendojnë se shteti ka faj. Mirëpo duhet të japim një përgjigje pyetjes se pse në të njëjtin shtet, në një distancë të shkurtër, disa hedhin mollë në rrugë duke humbur, ndërsa të tjerët i shesin mollët si frëngu pulën. Ku ndryshojnë këta? Ndryshojnë se grupi i parë është i painformuar dhe sjellin gjithmonë të njëjtën gjë.

Kemi parë situata të vështira për fermerët, ky portal bën një transparencë të plotë të çmimeve dhe çdo mëngjes, pa dalë nga shtëpia, duke pirë kafen në shtëpi, hap portalin dhe shikon sa janë çmimet, duke mos lënë kështu mundësi për  ndryshime çmimesh dhe duke rregulluar tregun”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026