Edi Rama: Brenda 2 vitesh do kemi pagë mesatare 900 euro

7 Prill 2023 | 11:22

Kryeministri Rama tha në një deklaratë për mediat se me anë të reformave ekonomike, pas dy vitesh Shqipëria do ketë një pagë mesatare 900 euro.

ai tha gjithashtu se pritet që brenda këtij viti të ketë rritje pagash për profesionin e mësuesit, të infermierëve si edhe të zjarrfikësve.

“Po kështu është koha që të bëjmë një rritje të pagave të pedagogëve të gjithë sistemit universitar, duke i dhënë diskredicion që ata të shkojnë mbi 30% sepse janë autonom. Po kështu është kënaqësi t’u them infermierëve se do të kapin një bazë pre 87 mijë lekësh dhe ndërkohë kjo bazë shkon edhe përtej 90 mijë lekësh. Kemi rritur pagat për forcat  e armatosura dhe do vazhdojmë t’i rrisim.

po kështu kemi rritur pagat për zjarrfikësit, pagën e zjarrfikësve do e çojmë në 80 mijë  lekë. E gjitha kjo do bëhet në dy hapa, hapi i parë do të jetë tani me mësuesit, me sigurinë dhe me mjekët e infermierët.

Ky hap i parë për të gjithë të tjerët do jetë pasi parlametni të kalojë projektligjin që ne miratuam sot. Hapi i dytë do jetë vitin e ardhshëm kur do bëjmë të gjithë plotësimin e kësaj reforme pagash në Republikën e Shqipërisë dhe do të mbërrijmë kryelartë në 900 euro pagë mesatare”,-tha Kryeministri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026