Vendimi i arbitrazhit për Beccettin, Rama: Shqipëria s’ka paguar asnjë kokërr leku
Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk ka paguar asnjë kokërr leku sa i takon çështjes Beccetti.
Ai tha se ata që kanë gënjyer shqiptarët se vendi ynë i ka paguar paratë, duhet të kërkojnë falje.
Po ashtu ai shtoi se “lufta me Beccettin do të vijojë”.
“Më dolët në këtë temë për ata që mendojnë se e mira e tyre është keqja e Shqipërisë në vend që të revoltohen se një kriminel i dënuar me 17 vite burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrijnë të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapin probleme të mëdha.
Është skandaloze ajo që ka ndodhur. Këta njerëz i kanë thënë publikut se Shqipëria i ka paguar ato para. Ju po bëni pyetjen janë bllokuar apo jo? Nuk janë farë në xhepin e mashtros dhe është momenti që tu kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer duke u thënë të kundërtën. Ne do ta bëjmë luftën me të. Aspekt i procesit që është i lidhur me konfidencailitetin, detyra ime është të ruaj procesin e konfidencialitetit.
Ajo që mund t’ju them është se Shqipëria nuk ka paguar asnjë kokërr leku. Kjo është një botë shumë e komplikuar dhe me shumë procedura’- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve