“Gjuha shqipe ishte sekret”, aktorja turke: Do vizitojë Shqipërinë, e ndjej detyrim
Aktorja e njohur turke Pelin Batu e cila tha se ka një lidhje prej 14 brezash me Heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbe, theksoi se shumë shpejtë do të vizitojë Shqipërinë.
Në një intervistë për Euronews Albania, aktorja u shpreh se prindërit e tyre pasi shkuan në Turqi nuk donin që fëmijët e tyre të ndihen si të huaj, e ndaj u mësuan dhe gjuhën turke.
Më tej ajo tha se kur ishte e vogël gjuha shqipe ishte sekret duke shtuar se tashmë nuk di shumë të flasë më.
“Do të vizitojë Shqipërinë, e ndjej si detyrim. Kanë ruajtur traditat, ushqimi në tryezë ka qenë gjithmonë shqiptar, muzika po ashtu. Për fat të keq kur erdhëm ata mendonin se fëmijët e tyre nuk duhet të ndiheshin si të huaj, ndaj dhe kishin plane të tjera për mua dhe vëllanë tim. Donin që ne të asimiloheshim, komunikimi në shqip ishte diçka sekrete, një gjuhë e brendshme mes nesh.
Një nga fjalët që di në shqip është fjala gjatë. Nuk kuptoj shqip. Unë e di historinë e Skëndërbeut, di shumë për historinë e Shqipërisë. Ka qenë një vend nderi dhe lufte. E veçanta për Shqipërinë është se është vetvetja. Shqipëria është një vend që mbahet për kulturë dhe kjo është një gjë e çmuar”- thekson ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut