Gjykata cakton sërish avokat tjetër për Berishën, seanca shtyhet për nesër
Është shtyrë për nesër seanca gjyqësore në GJKKO ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ndërsa bëhet e ditur se gjykata me kërkesë të prokurorisë ka zëvendësuar avokatin Artan Simoni me një tjetër avokat nga lista e avokatëve kryesisht.
Edhe këtij të fundit do i jepet koha e mjaftueshme për t’u njohur me aktet.
Kujtojmë se ish-kryeministri është person nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.
“Me kerkese te Prokurorise, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi av Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohe të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet ne datën 26.10.2023 ora 10 paradite”,-thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite