Kulla e Inglezit drejt degradimit, familjet pronare ofrohen për rindërtimin
Kulla e Inglizit, monument i kategorisë së parë, nga dita në ditë po shkon drejt degradimit.
Kulla në fjalë ka pasur 28 bashkëpronarë, ndërsa sot numëron shumë më shumë. Pjesa dërrmuese e tyre jetojnë jashtë vendit, gjë që ka vështirësuar ndërhyrjen në këtë objekt.
Adnan Ulqinaku dhe Abdullah Çoba janë 2 anëtarë të familjeve që zotërojnë pronën. Ata kërkojnë nga institucionet që të marrin masa për të ndërhyrë pasi është e shqetësuese për ta, gjendja në të cilën ndodhet kjo kullë.
“Është për të ardhur keq. Degradimet vazhduan dhe kaq sa është sot, kati i dytë është për të ardhur keq,” – tha Ulqinaku.
“Nëse rregullohet dhe vendoset që të bëhet diçka për së mbari nuk është vetëm e jona, ose e familjes tonë, është edhe e Shkodrës, e turistëve që vijnë këtu për ditë,” – u shpreh Çoba.
Ulqinaku dhe Çoba janë të gatshëm për të bashkëpunuar si në përballimin e shpenzimeve, po ashtu edhe në marrëveshjet me drejtorinë e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Ndërkohë, dekoracionet e shënimet historike mbi këtë kullë po humbasin gjurmët. Kulla dokumenton një pjesë nga historia e pavarësisë së Shqipërisë. Ndërtesa është ngritur në shekullin e 19-të dhe është një dëshmi e periudhës së aristokracisë mesjetare në Shkodër.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:50 Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë