Gjykata dënon me burg ish-kryebashkiakun e Hasit Adem Lala

3 Mars 2021 | 13:50

Euronews Albania ka mësuar se Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ndaj Lalës rëndon akuza për “shpërdorim detyre”. Ai qe akuzuar për përfshirje në privatizimin në mënyrë të padrejtë të një aseti publik të Bashkisë Has gjatë periudhës kur ushtronte detyrën.

Vendimi për ish-kryebashkiakun Lala është marrë javën e shkuar ndërsa dënimi është konvertuar në shërbim prove dhe ndalim të ushtrimit të një funksioni publik për 5 vitet e ardhshme.Ish-kryebashkiaku Adem Lala dhe faksemile e vendimit të gjykatës ndaj tij, Euronews Albania.

Adem Lala, i zgjedhur si përfaqësues i koalicionit PS-LSI, ka drejtuar Hasin prej vitit 2015 deri në vitin 2019, kur pas zgjedhjeve të 30 qershorit drejtimi i bashkisë iu kalua Liman Morinës. Me profesion ish-ushtarak, ai ka qenë për dy mandate edhe kryetar i komunës Golaj, në Kukës.

Lala ishte zyrtari i parë nga qeverisja vendore që u mor në hetim nga SPAK. Çështja ndaj tij nisi fillimisht nga prokuroria e Kukësit e më pas iu transferua SPAK-ut, e cila më 18 qershor të vitit të kaluar e pati thirrur për të dhënë deklarime në lidhje me akuzat e ngritura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026