Gjykata e Apelit në Greqi shpall fajtorë 10 persona për zjarret vdekjeprurëse

3 Qershor 2025 | 19:01

Gjykata e Apelit greke shpalli sot fajtorë 10 persona dhe liroi nga akuzat 11 të tjerë për shpërthimin e zjarreve në pyje në vitin 2018, kur humbën jetën 104 persona.

Gjykata konfirmoi vendimin e vitit të kaluar të gjykatës së shkallës së parë, por urdhëroi që katër persona të tjerë të akuzohen për vrasje të paqëllimshme, kështu që u akuzuan gjithsej 10 persona, raportoi “Reuters”.

Midis tyre janë ish-zyrtarë të brigadës së zjarrfikësve, si dhe një burrë i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme, thanë burime gjyqësore.

11 persona u liruan nga akuzat, përfshirë guvernatorët rajonalë.

Vendimet do të jepen të mërkurën, raportoi “Reuters”.

Të pandehurit mund të marrin dënime me burgim me kusht ose burgim, alternativa e të cilave mund të jetë një gjobë.

Në korrik të vitit 2018, 104 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një zjarr që shkatërroi qytetin bregdetar të Matit, rreth 27 kilometra në lindje të Athinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-shefi i NATO-s: Ka dallime mes SHBA dhe Evropës por aleanca mbetet e fortë

Pak para samitit të NATO-s në Ankara në korrik, zëra nga Evropa po bëjnë thirrje gjithnjë e më shumë për unitet më të madh brenda...
16:18 | 29/06/2026

BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla, qëllim për të frenuar importet e lira kineze

Komisioni Evropian po përgatitet të vendosë një taksë doganore mbi pakot e vogla në një përpjekje për të frenuar importet e lira kineze. Konsumatorët kanë qenë...
15:56 | 29/06/2026

Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë

Pas një vale të nxehtë intensive, Franca u godit nga stuhi të forta me reshje të dendura shiu dhe breshër, dhe në rrjetet sociale mund...
13:32 | 29/06/2026